Pas lajmit për shtatzëni, kurorëzohet në fshehtësi këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur Cassie, dhe partneri i saj Alex Fine janë zyrtarisht burrë dhe grua. 33-vjeçarja mori propozimin për martesë nga trajneri personal Alex, disa javë më parë. Pak kohe më pas, dyshja zbuloi se ishin martuar në fshehtësi, në një ceremoni private në Malibu. Ende nuk dihet se kur është zhvilluar saktësisht ceremonia.

Cassey-2

Në muajin qershor, Cassie dhe Alex njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë bashkë. Kujtojmë se këngëtarja nuk është angazhuar më në botën e muzikës, që prej ndarjes nga reperi i famshëm P Diddy.