Pas 2 javësh, French Montana del nga spitali

French Montana është rikthyer në shtëpi pas dy javësh qëndrimi në spital.
Reperi u la i lirë nga spitali West Hills në Luginën San Fernando në fillim të kësaj jave, sipas TMZ.Ndërsa ishte duke u kthyer në shtëpi, French, 35 vjeç, është ende në rrugën e shërimit. Mjekët e kanë urdhëruar atë të marrë të paktën 30 ditë pushim në shtrat, shkruan DailyMail.

“Është urdhëruar të marrë një pushim nga puna, udhëtimet, ushtrimet, ahengjet dhe performimet për muajin tjetër”, kanë thënë doktorët.Në fillim të kësaj jave, French – emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch – u lirua nga ICU (Njësia e Kujdesit Intensiv) pasi u shtrua në spital për dhimbje të forta në stomak.
Ai u trajtua për dehidrim dhe rraskapitje pas një udhëtimi që përfshinte ndalesa në katër vende të ndryshme në më pak se një javë. Ai gjithashtu pati takikardi.