PAPARAZZI/ Valbona Selimllari debat me Trim Jetuallahun në lokal për pagesën e faturave

Trim Jetullahu është reperi i hitit “Lulja e Blinit”, i cili u bë shumë më i njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së tij në “Dance with me”, ku u shpall edhe fitues i edicionit të kaluar. E përveç fitores, nga kjo garë Trimi ka fituar dhe një shoqëri shumë të veçantë me anëtaren e jurisë, Valbona Sellimnarin. Në një intervistë për emisionin “Mirage” ai zbuloi diçka më shumë për marrëdhënien e tij me Valbonën. Jetullahu ka deklaruar se e do shumë, pasi është tepër e veçantë. “Valbona është shpirt shumë i pastër edhe një njeri shumë pozitiv. Sado që ndihem keq, kur takohem me Valbonën më jep këshilla, më jep pozitivitet e energji. E kam shumë mikeshë, e dua shumë, shumë, shumë”, përfundon Trimi. Por kush paguan kur ata ulen në bar-et e Tiranës për një kafe, apo një pije? Paparazzi i revista “Story” i ka fotografuar në një moment të tillë Valbonën dhe Trimin, ku pasi debatuan për faturat, më në fund secili pagoi të vetat. Për më shumë “Story.al” ju sjell fotot që flasin më shumë rreth miqësisë së tyre të shpallur./Story.al/