Ori Nebijaj flet për raportin me Isli Islamin: Është ndër ata miq që rrallë vijnë në jetë

Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë vite që shfaqen çdo mëngjes në shoqërinë e njëri-tjetrit për të drejtuar emisionin “Wake Up” në “Top Channel”. Dyshja e njohur ruajnë një raport mjaft të mirë edhe pas kamerave dhe shpesh është dyshuar se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi. Mirëpo së fundmi në një intervistë për revistën “Class”, Ori ka treguar se ata janë miq shumë të mirë dhe se është vështirë të gjesh në jetë një shok si Isli.

Kur është pyetur nëse Isli ka ndonjë të metë si partner në program, Ori është përgjigjur: “Isli nuk ka të meta si koleg, nuk ka të meta si profesionist, eksperienca e tij në media është mbi 11 vite. Gjithnjë i kujdesshëm dhe i saktë. Një djalë fantastik, që të bëhet menjëherë shok”. Më pas ajo ka thënë se nuk ka asnjë person më të afërt se Isli në “Top Channel” dhe se askush nuk mundet ta zërë vendin e tij. “Është Isli… shumë vende bosh, e pastaj kushdo tjetër. Siç thashë ai nuk është thjesht koleg, por është ndër ata miq që rrallë të vijnë në jetë”, ka thënë Ori. Midis Flori Gjinit dhe Isli Islamit moderatorja ka përzgjedhur partnerin e “Wake Up”. /revistawho.com