Ori Kuçi, në plazh në shoqërinë e kantautorit Kledi Bahiti (FOTO)

Vjet, gjatë provave të Festivalit “Kënga Magjike”, të gjithëve iu ra në sy që Kledi Bahiti, i cili sjell shpesh këngë në këtë kompeticion dhe ka fituar disa herë çmime, ishte në shoqërinë e Krusitës.

Ori-2

Kjo është një këngëtare e re, e cila konkurronte me këngën “Akull”, të kompozuar nga Bahiti. Në fakt, nuk është hera e parë që ky kantautor përflitet për romanca me këngëtaret, më të cilat bashkëpunon. Vite më parë flitej për një lidhje mes tij dhe Samanta Karavellos, gjë që as nuk u pohua dhe as nuk u mohua nga asnjëri.

Ori-3

Ori-4

Pak javë më parë, paparazzi ynë fotografoi në një lokal në plazhet e Jugut Kledin, në shoqërinë e Ori Kuçit dhe një femre tjetër të panjohur. Nuk e dimë se cila është lidhja mes tyre, nëse ishin bashkë në plazh apo u takuan rastësisht.