Olsi Bylyku futet në pishinë për të shpëtuar vajzën e Ardit Gjebreas, por situata merr një tjetër rrjedhë

Ditën e sotme, Ardit Gjebrea së bashku me stafin e ‘E Diela Shqiptare’ janë larguar nga rutina e tyre për të festuar fundin e sezonit të programit në Sarandë. Siç mund ta mendoni, gjatë drekës nuk kanë munguar shakatë midis njëri-tjetrit.

E pranishme ishte dhe Anna Gjebrea, vajza e Arditit, e cila me siguri ka qenë qendra e vëmendjes për të gjithë. Në një video të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Arditi zbulon një episod të shkurtër nga festimet e tyre, ku Anna shfaqet në pishinë, ndërsa Olsi Bylyku hidhet për t’a shpëtuar.

Megjithatë gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe në fakt ka qenë vajza e moderatorit ajo që ka ‘shpëtuar’ aktorin. Sigurisht, e gjitha kjo ka qenë një lojë e organizuar nga ata, pasi pas këtij momenti kanë shpërthyer në të qeshura. Anna është pothuajse gjithmonë e pranishme në emisionet e Arditit, kështu që marrëdhënia e saj me të gjithë stafin është shumë e ngushtë./revistawho.com