Nusja e re në qytet, Ira publikon fotot nga martesa me Gaz Pajën

Nga një vajzë shumë e rezervuar, edhe sipas dëshirës së Gazit për të mos bërë publike asgjë nga jeta e tij private, pas dasmës së madhe fotot e bjondinës bukuroshe janë kudo.

Gaz-3

Kështu, Ira Seferi ka vendosur të bëjë publik profilin e saj në Instagram, ku tashmë ka jo pak por mbi 13 mijë ndjekës.

Gaz-2

Sot, ajo postoi në profilin në Instagram disa foto të papublikuara nga një shërbim fotografik për dasmën. Siç nuk do t’i kishim parë kurrë më parë, Ira dhe bashkëshorti Gazmend Paja shfaqen të dashuruar me perëndimin e diellit në sfond.

Gaz-4

Ira publikoi edhe një foto vetëm, ku duket një nuse shumë e hijshme me një fustan të bardhë voluminoz, me krahët e tyltë që i lënë supet zbuluar dhe një kurorë lulesh.

Gaz-1

Ishte Ira ajo që, në ditën e tyre të dasmës më 1 qershor, publikoi foton e parë si burrë e grua duke shkruajtur: “Të sapomartuar”, shkruan Lapsi.al.