“Nuk jam as infermier, as mjek por di të…”- Pas 16 ditësh në izolim aktori shqiptar vetëofrohet për të ndihmuar në betejën kundër COVID-19

Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi qëndron i izoluar në shtëpi prej 16 ditësh duke parë sesi mjekët luftojnë për të shpëtuar të prekurit nga koronavirusi.

Por ai nuk dëshiron të qëndrojë më i heshtur dhe në pritje, por është ofruar vullnetarisht për të luftuar të ashtuquajturin ‘armik të padukshëm’.

Ai tha se nuk është mjek e as infermier por është mund të ndihmojë si shofer pasi di të ngasë makinën.

Aktori i bëri thirrje qeverisë që të marrin në konsideratë thirrjen e tij dhe ta angazhojnë si shofer ambulance, për të shpërndarë ushqime apo për të bërë pazar për të moshuarit.

Postimi i plotë:

Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve. Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.

Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!

Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri, Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte: Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!

Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote: Artisto kena pune per ty si shofer ambulance, duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke! Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!

View this post on Instagram

Me kete foto te patentes sime po i drejtohem Autoriteteve!Kam 16 dite i mbyllur ne shtepi dhe baba i 3 femijeve.Jane mobilizuar ne kete lufte e po sakrifikojne shume prej nesh e Mirnjohje per te gjithe Ata qe jane ne vijen e pare!Une nuk jam i afte as si infermier e as si mjek por jam i afte te ngas makinen.Dua te ofrohem vullnetar qofte si shofer ose per çdo lloj pune tjeter ne shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bere pazarin pensionisteve tek njesia 5 ne ate ore leje qe do kemi nga e hena!Nuk do surprizohesha aspak sikur te me merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkise apo Ministrja e Shendetsise ne telefon e te me thoshte:Artisto bravo,nlufte jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyren tate!Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nese dikush me mer e me thote:Artisto kena pune per ty si shofer ambulance,duhet te shperndash keto ushqime ose bej pazar per pensionistet e njesise 5 se vetem 1 ore leje ke!Vullnetarisht do e beja pa asnje pagese!

A post shared by Gent Hazizi (@genthazizi) on