Lajm!

Noizy jep lajmin e bukur: Vajzë apo djalë?

Reperi i njohur Noizy ka një dashuri të madhe për fëmijët. Madje shtatë vite më parë ai i dedikoi vajzës së tij, Leandra, këngën me titull “Noku Vogël” që u prit mjaft mirë nga fansat e tij.
Gjithashtu Noizy herë pas here publikon në “Instagram” foto e video ku tregon sesi kujdeset për mbesën e tij, Praylën.
Së fundmi, ai ka zbuluar për ndjekësit e tij se së shpejti do të vijë në jetë një tjetër pjesëtar i familjes. Reperi do të bëhet për herë të dytë dajë.
Lajmin e gëzueshëm, Noizy e ka publikuar në “Instastory”, ku tregon se ende nuk e ka mësuar gjininë e fëmijës që motra e tij po pret.
“Dajë për herë të dytë”, shkruan Noizy krahas fotos, shoqëruar me disa emoji me sytë me zemra. E teksa lë të kuptojë se është mjaft i lumtur për këtë lajm, ai u ka kërkuar fansave që të votojnë sipas mendimit të tyre se ç’gjini do të ketë bebushi./Panorama Plus