Njihuni me 4 shenjat më të fuqishme dhe të pushtetshme të horoskopit

Sipas astrologjisë çdo shenjë e horoskopit ka karakterisitikat e saj, por katër prej tyre dallohen për një karakter më të fortë dhe janë më të pushtetshme.

Bëhet fjalë për Dashin, i cili është më i forti nga të gjithë shenjat në horoskop. Njerëzit në shenjën e Dashit njihen për energjinë dhe vitalitetin e tyre si dhe për ndërrmarjen e sfidave të reja. Dashi nuk trembet prej askujt dhe kjo është pikërisht ajo çfarë e bën atë më të pushtetshëm.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Dashit:

  • Johann Sebastian Bach
  • Maya Angelou
  • Rene Descartes
  • Harry Houdini
  • Billie Holiday
  • Charles Chaplin
  • Lady Gaga

Akrepi gjithashtu bën pjesë në këtë grup. Njerëzit me shenjën e Akrepit nuk preken lehtë dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të arritur qëllimet e tyre. Ata janë shumë kritikues, paksa arrogantë dhe nuk janë të lehtë për t’u kuptuar. Ajo çfarë i bën ata të pushtetshëm është vendosmëria.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Akrepit:

  • Pablo Picasso
  • Marie Anotinette
  • Jimmy Kimmel
  • Leonardo DiCaprio
  • Katy Perry
  • Ryan Gosling

Edhe pse njihen për persona që ndryshojnë shpesh, Gaforret janë gjithashtu shumë të fortë dhe rezistentë. Ata kanë vetëbesim dhe kjo i ndihmon të dalin gjithmonë të parët. Ambicia e tyre i bën edhe më të fuqishëm për të arritur çdo gjë në jetë, si në anën profesionale ashtu edhe atë sentimentale.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Gaforres:

  • Gustave Klimt
  • Julius Caesar
  • Meryl Streep
  • George W. Bush
  • Frida Kahlo
  • Princi William

Sigurisht që kësaj liste nuk mund t’i mungonte Luani. Ata që kanë lindur në shenjën e Luanit mund të konsiderohen me fat. Karakteri i tyre dominues, i fortë dhe luftarak i ndihmon të arrijnë me lehtësi qëllimet e tyre. Diçka që ndoshta nuk i ndihmon gjithmonë është kokëfortësia e tyre, por kjo harrohet shpejt me karizmën dhe energjinë që të përcjellin.

Njerëz të famshëm të lindur në shenjën e Luanit:

  • Andy Warhol
  • Barack Obama
  • Madonna
  • Louis Armstrong
  • Jacqueline Kennedy Onassis
  • Amelia Earhart

/News31.al