Njihen si djemtë më seksi të showbiz-it, Ledri Vula dhe Lorik Cana zbulojnë se janë kushërinj

Mbrëmjen e së enjtes u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Nderi i Gjakovës”, me të cilin u nderuan disa personazhe të njohur nga bota e artit dhe showbiz-it.

Ndër ta ishin dhe këngëtari i njohur, Ledri Vula, dhe Lorik Cana, për kontributin e shquar të tyre në fushën e artit dhe të sportit. Pasi kanë marrë çmimet, Ledri dhe Loriku kanë pozuar përkrah njëritjetrit, të lumtur për nderimin që u është bërë.

Ledri-2

“I përulur dhe i nderuar. Gjithmonë. Faleminderit Gjakova!” shkruante Ledri bashkëngjitur fotos me Canën. Pas kësaj arritjeje, nuk kanë munguar as urimet e shumta nga ana e miqve të dy personazheve të njohur. Më këtë rast, zbulohet se Ledrin dhe Lorikun ka diçka që i lidh me njëri-tjetrin, përtej famës.

Ledri-3

Ata kanë lidhje gjaku dhe këtë gjë e ka zbuluar ish-kapiteni Cana. Ai tregoi se nëna e tij është me origjinë nga fisi Vula dhe ajo me babain e Ledrit janë kushërinj të dytë. E nuk është çudi që dy djemtë më seksi të rastisin nga i njëjti fis. Kujtojmë që si Ledri ashtu dhe Loriku komentohen si dy nga djemtë më të pëlqyer nga femrat.