Një vit nga “Top Music Awards” flet Ledion Liço: Përgatituni për show-n e dytë në vjeshtë!

Ka kaluar një vit nga mbajtja e show -t gjigant “Top Music Awards”, ku artistët dhe personazhet e njohur VIP parakaluan në tapetin e kuq, në një atmosferë krejtësisht perëndimore, ku u dorëzuan kupat e vitit në muzikë në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë që pritej në muajin qershor organizimi i show-t të rradhës, producenti dhe moderatori i “TMA”, Ledion Liço i pyetur nga revista “Story” se kur do të organizohet edicioni i radhës u përgjigj: “Në vjeshtë besoj, një zhvendosje kjo për shkak të zgjedhjeve”. Show i 24 qershorit ndau kupat e vitit për artistët e muzikës, pas shpalljes zyrtare të kandidaturave për çmimet e mëdha në 10 kategori të ndryshme muzikore për këtë vit. Krahas emrave të tjerë të njohur, Alban Skënderaj u vlerësua me Çmimin e Arritjes në “Top Music Awards”, duke u konsideruar kështu një nga fituesit e rëndësishëm të show-t gjigant. Ndërkohë deri në natën e ndarjes së çmimeve të vitit, publiku ka mundësi të votojë artistin e preferuar në kategoritë përkatëse.