Një veshje e zakonshme e Agnesa Vuthajt kalon shifrën e 100 mijë eurove

Një vajzë që përpiqet t’i ikë vëmendjes publike me gjëra vanitoze, kësaj here nuk mundi – sepse rrobat dhe aksesorët e saj shprehin më shumë se sa ajo tenton të fshehë.

Vetëm dje, ajo reagoi publikisht për lidhjen e përfolur me një biznismen indian duke deklaruar se punon për kompaninë e biznesmenit indian si ndërmjetëse dhe ka raporte të shkëlqyera kolegiale me të dhe familjen e tij.

Ajo që morri vëmendjen përsëri sot ishte një postim në llogarinë e @what.they.wearin në Instagram ku publikuan markat dhe cmimet e veshjes së saj që në shikim të parë paraqet vetëm thjeshtësi.

Si aksesorë ajo, ka cantën Hermes Birkin 40 Fauce Matte Alligator Bag që kushton 85,700€. Një orë luksoze të markës Rolex  Lady DateJust 28 me cmim prej 10,300€ dhe bylyzyk dore Love Bracelet, me 4 diamantë me vlerë prej 10,100€. /Prive.al