Një tjetër futbollist hidhet nga kati i gjashtë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin. Bëhet fjalë për Ezeguel Esperon, futbollisti argjentinas i cili ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë.

Burime nga policia thonë se ka qënë duke u argëtuar tek shtëpia e tij me disa miq. 23-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga kangjëllat.

Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje. Ndërkohë policia po heton akoma mbi ngjarjen./Gazeta Liberale