Nisin xhirimet e ‘Pushime On Top’, Ori Nebijaj publikon pamje nga vendet që ka vizituar

Moderatores Ori Nebijaj i është besuar edhe këtë vit drejtimi i ‘Pushime On Top’ që i dedikohet vendeve më të bukura turistike që ka Shqipëria, duke na prezantuar me çdo atraksion që duhet të vizitojmë të paktën njëherë në jetë. Në këtë program nuk mungojnë as intervista me personazhe të njohur të ekranit. Xhirimet kanë nisur dhe Ori ka ndarë me të gjithë pamjet nga një prej destinacioneve që është Velipoja.

Ori-2

Edhe dje edhe sot, moderatorja ka publikuar foto të ndryshme, duke shprehur kështu entuziazmin që ka për nisjen e këtij emisioni. Xhirimet mendohet se do të zgjasin disa javë dhe transmetimi do nisë së shpejti. Kujtojmë se Nebijaj e prezanton ‘Pushime On Top’ prej dy sezonesh, ku në sezonin e parë ka qenë se bashku me moderatorin Flor Gjini. Ajo është shprehur në intervista të ndryshme se ky program është më i dashuri për të. /revistawho.com

https://www.instagram.com/p/By8SKBuAmRu/