Neymar vlen sa e gjithë bota; Shikoni me sytë tuaj çekun dhe shumën marramendëse që PSG ka paguar për blerjen e yllit brazilian

 

Lajmi se Neymar u largua zyrtarisht nga Barcelona për të kaluar në Francë te PSG, bëri bujë në mediat ndërkombëtare këtë verë. Transferimi i lojtarit të famshëm u argumentua nga mediat braziliane me një kontratë prej 222 milionë Eurosh, shumë marramendëse që tashmë e ka paguar skuadra franceze, pasi vetë lojtari pranoi kushtet e PSG-së. Kështu mësohet se transferimi i tij është finalizuar, ndërkohë që “Story.al” ju mundëson të shihni me sytë të tuaj çekun prej 222 mln Eurosh, shuma e paguar nga PSG për blerjen e yllit brazilian, Neymar nga Fc Barcelona. Neymar bëhet kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke thyer rekordin e Paul Pogbas, që për 110 milionë Euro nga Juventus kaloi në United. Braziliani u transferua në Barcelonë në vitin 2013 nga Snatos, ku ka shënuar 105 gola në 186 ndeshje.