Showbiz

Në publikimin e baladës “Doja”, Arilena Ara bën dedikimin e ëmbël për Florin: “Aq shumë e dua…”

Arilena

best place to buy viagra online reviews 2013 buy clomid free shipping Më në fund Flori Mumajesi dhe Arilena Ara lançuan bashkëpunimi e tyre më të ri. Balada “Doja” u pëlqye shumë nga fansat e të dyve. Por aq shumë sa u pëlqye kënga e re, u pëlqyen edhe fotot që artistët publikuan në ‘Instagramin’ e secilit.

Janë vetëm foto artistike apo Flori dhe Arilena janë më tepër se kolegë? Këtë pyetje kanë ngritur fansat në rrjetet sociale të cilët duan t’i shohin bashkë, por si çift.

“Unë doja, doja, doja, gjithmonë doja që ju të dy të ishit bashkë”, shkruan një fanse e kantautorit, ndërkohë që nuk mungojnë as urimet për të dy.

“Puthe se jeni super çift”, shkruan një tjetër.

Kjo baladë ka tre vjet që është krijuar, të cilën Flori e quan një këngë afër zemrës. Por nuk dihet se pse kantautori vonoi kaq shumë për ta publikuar.

“‘Doja’ Një këngë shumë afër zemrës sime, krijuar 3 vite më parë nga @darkodimitrov Grateful♥️ Me një ndjesi rrënqethëse shkruar nga @lindon.b @iamflorimumajesi .. Zëri yt që aq shumë e dua! Faleminderit për emocionin e bukur që i dhurove DOJES tonë! Thjeshtë dhe pa shumë fjalë, për ju me gjithë energjinë tonë “DOJA”.. “, shkruan Arilena.

Kujtojmë se në vitin 2017 pati zëra që dyshja janë të lidhur me njëri tjetrin. Megjithëse atëherë Arilena i mohoi thashethemet për një lidhje të mundshme, duhet ta pranojmë që me Florin kanë një kimi të veçantë.