Në dukje i thjeshtë, por ja çmimi marramendës i fustanit të Genta Ismajlit

Genta Ismajli ka qenë jo pak në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me biznesmenin turk. Këngëtarja ka pohuar se ndihet shumë e dashuruar, teksa nuk ka hezituar të ndajë poza të ndryshme në llogarinë e saj pranë partnerit.

Në një prej fotove të saj ajo u shfaq me fustanin e bardhë mbi gju, shumën e të cilit e ka zbuluar faqja ‘Whattheywearin’ në ‘Instagram’. Sipas faqes, ky fustan i firmës ‘Louis Vuitton’ kushton 2.320 euro, shumë kjo e konsiderueshme.

Kujtojmë se Genta është shfaqur gjithmonë e kuruar deri në detaje së bashku me të dashurin e saj. Shumë shpejt dyshja pritet t’i japë fund beqarisë një ceremoni martesore gjigande, ashtu siç ata e kanë imagjinuar./revistawho.com

View this post on Instagram

@genta.ismajli wearin the @louisvuitton Sleeveless Belted A-Line Dress (2,320€) #gentaismajli #louisvuitton

A post shared by WhatTheyWearin (@what.they.wearin) on