Në ditën e baballarëve, Ilir Shaqiri merr mesazhin emocionues nga e bija

Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri që jetën dhe karrierën e ka ndërtuar në Itali, feston me familjen e tij një ditë shumë speciale.

Ilir-Shaqiri-2

Bëhet fjalë për festën kombëtare dedikuar baballarëve në Itali.

Ilir-Shaqiri-1 Ilir-Shaqiri-3

Sigurisht urimi i parë ka ardhur nga vajza e tij, Emily, e cila i ka kushtuar fjalët më të ëmbla. “Urime babait më të mirë në botë! Atij që më trashëgoi pasionin për kërcim. Atij që ka pasur gjithmonë besim tek unë. Të dua pafund!”, shkruan ajo në fotot e publikuara.

Ilir-Shaqiri-4

Sigurisht emocionin më të madh e ka ndjerë Iliri, i cili i ka ndarë fotot edhe me ndjekësit e tij. Balerini shqiptar ka folur shpesh për raportin me të bijën, po ashtu edhe për arritjet e saj.

Ilir-Shaqiri-5

Emily së fundmi është bërë pjesë e një realizimi kinematografik në vendin fqinj, ku ka rol protagonist, shkruan Who.