Në ditëlindjen e katërt, Fevziu organizoi një super festë për Alis (Foto)

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, e ka treguar gjithmonë se është shumë i lidhur me familjen dhe vazhdimisht në profilin e tij në Instagram ndan foto me të bijat.

Padyshim, ato janë pasuria e tij më e madhe dhe Blendi mundohet të kalojë sa më shumë kohë me to.

Blendi-2

Sot, vogëlushja e tij Alis, e cila është thuajse identike me Blendin, ka mbushur plot 4 vjeç.

Gazetari i ka organizuar një super festë të bijës, e cila është veshur si princeshë Elsa e filmave vizatimorë.

Blendi-1

Vetë Blendi i ndau me ndjekësit e tij në Instagram pamjet nga festa speciale e së bijës, e cila ka pozuar me të dy prindërit.

Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe me siguri do të jetë lumturuar nga kjo surprizë e bukur.

“Zyrtarisht 4”- shkruan Blendi krahas fotos me të voglën.