Ndër gjithë të tjerët, këta personazhe të njohur i bashkon një detaj që i ktheu dasmat e tyre në më të veçantat

Prej dy ditësh, jemi duke shijuar pamjet përrallore që Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po publikojnë nga dasma e tyre. Ata bënë një ceremoni tejet të bukur në Maldive në datën 17 maj duke i thënë zyrtarisht “PO” njëri tjetrit. Por jemi të sigurtë, që krahas çdo detaji tjetër, gjëja më e bukur e kësaj dasme për çiftin ishte prania e vogëlushes së tyre. Ameli bukur ka shoqëruar mamin dhe babin gjatë festës në Maldive.

Wedd-4

Cdo ditë e më tepër, po kthehet në një trend tanimë që ceremonitë martesore të çifteve, të bëhen pasi fryti i tyre i dashurisë të ketë ardhur në jetë. Jo vetëm për prindërit, por edhe për fëmijët ky është padyshim një ndër kujtimet më speciale të jetës. Të vegjlit jo vetëm që shijojnë dasmën e mamit dhe babit, por i shtojnë akoma më shumë lezetin festës.

Kështu, ne të “News31.al” vendosëm që në një përmbledhje të shkurtër t’iu sillnim pesë raste të tjera të showbiz-it shqiptar, ku të pranishëm në dasmën e tyre personazhet e njohur kanë pasur edhe fëmijët.

Aurela Gaçe

Aurela dhe bashkëshorti i saj Skerdi kurorëzuan dashruinë e tyre në martesë në shtator të vitit 2013. E pranishmja speciale atë mbrëmje ishta vajza e tyre Grace. Madje detaji unik i kësaj dasme ishin ftesat që iu ishin dërguar të ftuarve. Ato ishin shkruar në emër të Graces dhe në to thuhej: “Skandal, mami Aurela dhe babi Skerdi nga punët e shumta kanë harruar të martohen!”.

Wedd-5

Wedd-3

Sara Hoxha

Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço organizuan dasmën e tyre në verën e vitit që lamë pas në një ceremoni madhështore në Como. Londoni i vogël ishte i pranishëm gjatë festëd duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen.

Wedd-2

Jonida Aliçkolli

Edhe gazetarja e njohur e “Top Albania Radio” dhe “Top Channel”, Jonida Aliçkolli, kishte vendosur që ditën e saj më të rëndësishme, ta organizonte pasi solli në jetë Mian e saj të bukur. Jonida dhe bashkëshorti i saj Andi, kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2015 dhe na duhet ta pranojmë që Mia e vogël zbukuroi festën akoma më shumë dhe me siguri fotot e kësaj dasme do të jenë të preferuarat e saj edhe në të ardhmen.

View this post on Instagram

#abautlastnight #thebestdayofmylife ❤❤❤

A post shared by Jonida Aliçkolli (@jonidaalickolli) on

Fiori Dardha

Fori Dardha dhe bashkëshorti i saj Donardi organizuan dasmën e tyre në mars të vitit 2017. Një ndër momentet më të bukura të dasmës, ishte kur moderatorja hyri në sallë dhe përpara saj ecte Abeli i vogël i cili hidhte trëndafilat e bardhë në tokë. Një kujtim kaq i ëmbël familjar!

Wedd-6

Kledi Kadiu

Balerini i njohur shqiptar dhe partnerja e tij franceze, Charlotte Lazzari u martuan rreth një vit më parë. Lea e vogël, ishte pranë prindërve të saj në çdo moment të dasmës duke i bërë ata të ndihen akoma më të lumtur në ditën e tyre speciale.

Wedd-7

Mendimet janë nga më të ndryshmet për çdo temë që ekziston, por jemi të bindur që pasi keni parë këto foto kaq të ëmbla, këto kujtime kaq të paharrueshme, të gjithë do të bini dakord në një pikë: çdokush do të dëshironte që në ditën më speciale të jetës së tij, të mos kishte në krah vetëm personin e zemrës, por edhe frytin e përbashkët të dashurisë! Na besoni, fēmijët në dasma do të jenë gjithmonë “qershia mbi tortë”…/News31.al