Mos ndoshta Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula e kaluan bashkë mbrëmjen e djeshme?

Jemi mësuar tashmë që një pjesë e mirë e personazheve të njohur që dikur kanë qenë çift, nuk preferojnë të mbajnë hatërmbetje me njëri tjetrin duke pasur një raport të mirë edhe pas ndarjes.

Ndonëse Ledri dhe Dafina nuk i treguan asnjëherë publikusht arsyet e ndarjes, marrëdhënia e tyre ka ulje dhe ngritje të vazhdueshme edhe tashmë që nuk janë bashkë.

Ledri Vula përflitet se është në një marrëdhënie me një vajzë e cila nuk është e njohur për publikun, Sara Hoxha dhe shpesh paparacët arrijnë t’i fotografojnë me njëri tjetrin ndërkohë që Dafina duket se nuk ka një lidhje në jetën e saj për momentin duke u fokusuar më tepër tek muzika.

Fansat e dyshes, ende shpresojnë që mes tyre të ketë sërish një shkëndijë dhe ishin ata të cilët identifikuan një detaj në Instagram.

Ledri-2

Mbrëmjen e djeshme, pas mesnate, edhe Ledri edhe Dafina kanë postuar në Instastory një tavolinë bilardo, e cila, siç fansat tregojnë, është e njëjta.

Ledri-3

Ajo çka na bën të besojmë se kjo është e vërtetë, është fakti se në foton që ka postuar Ledri shihet modelja Lorena Haliti e cila ishte protagoniste në klipin e tij të fundit, “Rio” dhe siç ju treguam nëpërmjet këtij artikulli disa ditë më parë këtu në News31.al, modelja është gjithashtu mikeshë e Dafinës.

Nëse Ledri dhe Duffy kanë mbetur miq të mirë pas ndarjes, na vjen vërtetë shumë mirë, jo vetëm për ata të dy por edhe për modelin që japin tek të gjithë ndjekësit e tyre të cilët janë të shumtë./News1.al