Morena Taraku e quajti gay, ish-i dashuri miliarder i këngëtares merr avionin për Shqipëri

Morena Taraku dhe Sasha Sobhani kanë nisur një luftë virtuale pas ndarjes. Vetëm pak javë pasi u mësua se kush ishte i dashuri i këngëtares shqiptare Morena Taraku, erdhi edhe lajmi për ndarjen e tyre. Sipas disa postimeve në rrjetet sociale është nënkuptuar se Morena është ndarë nga miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani. Si fillim ishte Morena ajo që publikoi një Story ku thoshte se ai ishte homoseksual, por nuk mungoi dhe përgjigja e Sashës, i cili publikoi video ku po argëtohej me disa femra. Së fundmi, në një video të publikuar, por që u fshi shumë shpejt, shihet miliarderi duke mbajtur në dorë një ‘flutarake’ me ngjyrat e komunitetit “LGBT”, duke shtuar më shumë dyshimet rreth seksualitet të tij. Ndoshta Sasha ka dalë në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT, gjithsesi kjo video është interpretuar ndryshe, si një hap para drejt pranimit të seksualitetit, sipas Opinion.al. Ndërkohë që në Instastory-n e tij, Sasha i ka çuditur ndjekësit me një postim në Instastory.”Nextstop Albania. Soon”, shkruan ai duke njoftuar fluturimin e rradhës drejt Shqipërisë. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite që ka planifikuar pasaniku iranian, i cili aktualisht jeton në Turqi./Story.al/