Monica Belluci i jep fund lidhjes me të dashurin 18 vjet më të ri: Fluturimi ynë vazhdon në një udhë…

Aktorja e famshme italiane, Monica Belluci është sërish beqare. Ajo i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me francezin 18 vjet më të ri, Nicolas Lefebre.

Monica-Bellucci-3

Aktorja 54-vjeçare dhe skenografi 37-vjeçar ishin të lidhur prej dy vitesh. Pasioni i tyre ishte i jashtëzakonshëm, dhe ajo dukej shumë e lumtur kohët e fundit dhe këtë e pranoi edhe vetë Bellucci.

“Në historinë me Nicolas, ne ndiheshim kaq mirë me njëri-tjetrin dhe ky mashkull më mësoi kaq shumë gjëra. Ai është një person i cili ka një ndjeshmëri të vërtetë artistike”, shprehet diva për të përjavshmen F.

Monica-Bellucci-2

Edhe pse rrugët e tyre kanë marrë drejtime të ndryshme, aktorja e famshme është shprehur se kjo nuk është një lamtumirë.  “Ai është i mrekullueshëm, por fluturimi ynë vazhdon në një udhë tjetër që është ajo e një miqësie”, ka shtuar 54-vjeçarja.

Monica-Bellucci-1

Lidhja e tyre bëri mjaft bujë për shkak të diferencës në moshë. Ndërkohë kujtojmë se aktorja e famshme, vitin 2013 u nda nga Vincent Cassel (babai i dy vajzave të saj Deva dhe Leonie.