Monica Bellucci pas ndarjes sërish e dashuruar: Kush tha se jam single?

Në revistën “Madame Figaro”, e cila i kushton kopertinën, aktorja shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 55 vjeçare. Veshur me rroba banjo, me një dekolte’ të ekzagjeruar, në pishinë me një fustan transparent, Monica duket shumë e bukur. “Kur një marrëdhënie në ccift përfundon, nuk do të thotë që nuk dashuron më. Do të thotë që nuk është më e mundur të bësh përpara”, rrëfen diva. Martesa me Vincent Cassel është tashmë e shkuar dhe historia me të riun Nicolas Lefebvre pati jetëgjatësi të shkurtër, shkruan Lapsi.al.

C_2_fotogallery_3101072_4_image

Edhe pse Monica thekson: “Kush ka thënë se jam single?”. Ndërkohë, Bellucci përqendrohet në punë. Aktorja mund të shoqërojë projektimin special të “Irreversible” të Gaspar Noè në Festivalin e Kinemasë në Venezia dhe në sallat e kinemasë do e shohim protagonist të tre filmave: filmi horror “Nekrotronic”, thriller-i “Spider in the Web” dhe “Les plus belles années d’une vie” (Vitet më të bukura të jetës), prezantuar tashmë në Kanë, jashtë konkursi.