Modeli i njohur flet për sherrin me Fjolla Morinën: Ju tregoj ç’ndodhi që e bllokova dhe nga rrjetet sociale

Berat Behramaj është modeli i njohur që tërhoqi vëmendjen para katër vitesh në klipin me titull “Hajde më knej” të Dafina Zeqirit. I zhveshur dhe duke ekspozuar muskujt si volejbollist shtatlartë që është, ai ra në sy për lojën hot me Dafinën, duke realizuar skena të nxehta. Ndërkohë, ai është një nga djemtë më të ndjekur në “Instagram” për fotot e bukura që poston, ku bën përshtypje për linjat perfekte. Por lidhjet e tij me femrat e showbiz-it janë shumë të thella dhe të ngatërruara. Ndaj, për prishjen e miqësisë me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënien në shtrat me Linda Rein dhe komentet për ngjashmërinë me kukullën e famshme Ken, ai rrëfehet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Ke realizuar një set fotosh me një vajzë. Ku është ajo, çfarë ju lidh bashkë dhe pse i keni realizuar ato foto?

Po, së fundi kam realizuar disa foto me kompaninë “Moda City”, e cila aktivitetin e saj e zhvillon në Kosovë, por që një pjesë e fotove janë realizuar në bukuritë natyrore të Shqipërisë, përkatësisht në Valbonë. Vajza me të cilën ishim bashkë në këtë set fotografish është Nikol Spaho, një modele shumë e talentuar dhe e cilësuar, së fundmi, si sozia e Nora Istrefit. Nikol është edhe “Miss Albania Europe”, dhe së bashku ishim të zgjedhurit e Dashnor Asllanit për të qenë imazhe të kompanisë së tij.

Ndërkohë, pak më parë na the që do të jesh sërish imazh i klipit të Dafina Zeqirit, me të cilën ke bashkëpunuar në skenat e puthjes. Si po vazhdon projekti?

Ky projekt, për momentin, duhet të jetë “top secret”, kur të jetë koha e duhur, do flas më shumë për të.

Të kemi parë edhe shumë pranë Fjolla Morinës, çfarë ju lidh bashkë?

Me Fjollën tashmë nuk më lidh më asgjë, madje, para disa javësh e bllokova edhe në rrjetet sociale. Kaq sa i përket kësaj teme.

Sa i takon pamjes tënde dukesh në perfeksion. Si ndihesh kur të thonë se i ngjason kukullës Ken?

Kur ishim të vegjël bashkë me motrën, edhe ne si të gjithë fëmijët kemi parë filma vizatimorë e një ndër ta ishte edhe “Barbie”, sa herë e shikonim, unë i thosha motrës: ”unë jam ky princi, duke iu referuar kukullës Ken dhe ti je princesha Barbie”. Tani sa herë dikush më thotë që i ngjaj një personazhi vizatimor, më jep ndje-si të mirë dhe më bën të qesh, sepse më kujton atë kohë, fëmijërinë time.

Je jo vetëm model, por edhe biznesmen që ke linjën tënde të veshjeve. Ke arritur të bëhesh i pasur?

I pasur? Po shumë, por i pasur në shpirt ama, pasi kam një familje të mrekullueshme e ndër ta do veçoja dy zonja, që i konsideroj pasurinë time më të madhe. Ato janë mami dhe motra. Pastaj gjërat materiale shkojnë e vijnë dhe unë nuk ua vë shumë veshin.

Çfarë bën për të pasur një fizik dhe look kaq në formë, si djalë kopertinash?

Nëse Zoti të jep gjene të bukura, duhet t’i ruash dhe të kujdesesh për to. Unë këto muajt e fundit i jam përkushtuar shumë palestrës dhe jam shumë i rregullt, gjë që më ndihmon të mbaj trupin në formë, por edhe mendjen, pasi palestra të largon gjithë stresin e mundshëm.

Së fundi, në një foto në plazh, ke shkëmbyer ko-mente erotike me Linda Rein. Është e vërtetë që keni shkuar në shtrat bashkë, siç mësohet të jetë shprehur vetë Linda?

E kam shumë xhan, sepse ajo është shumë seksi. Për më shumë pyesni vetë Lindën.

Je i dashuruar dhe çfarë të tërheq më shumë?

Poooo… e dua dhe më do, por nuk na lënë rehat (qesh). Përtej shakave, më pëlqejnë vajzat e thjeshta dhe pa komplekse dhe jo të jenë naive.

Ke punuar edhe për stilistë me famë botërore, çfarë të pëlqen dhe çfarë jo në botën e modës?

Si edhe çdo fushë tjetër, edhe bota e modës ka të mirat dhe të këqijat e veta. Duhet të jesh i vëmendshëm që të marrësh të mirat nga çdo punë sepse nëse je trupeshk (qesh), normal që do të hasësh në shumë vështirësi. Për fatin tim të mirë, unë deri tani nuk kam pasur gjëra që do t’i konsideroja të këqija. E dua shumë modën dhe dua të marr vetëm të mirat e saj e deri tani kam arritur ta bëj këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dua që kur të jem plakur dhe moda të jetë një kujtim për mua, ta kujtoj me dashuri dhe nostalgji.

Kush është për ty mashkulli ideal, që i shkon fjala stilist?

Duke qenë se karrierën si model e kam nisur në moshë shumë të re dhe mbështetja që kam marrë nga njerëz, që atëherë kishin një emër në fushën e modës dhe spektaklit, ka qenë një shtysë dhe motiv i madh për mua, unë që tashmë kam mundësi, dëshiroj që gjithmonë t’i mbështes të rinjtë që duan të punojnë, pa marrë parasysh fushën që ata zgjedhin. Mjafton t’i shoh që kanë pasion dhe talent në atë që bëjnë. E në këtë rast emri që më vjen ndërmend është Egzon Krasniqi, një super talent në fushën e stilimit që besoj se shumë shpejt do të jetë një nga emrat më të kërkuar.