“Miss Gjermania” zgjidhet një nënë beqare

Në moshën 35 vjeçare, ajo ishte konkurrentja më e madhe në garë dhe është një mami beqare. Por ky fakt nuk e ka penguar aspak sipërmarrësen Leonie von Hase të bëhet Miss Gjermania.Për herë të parë në historinë e konkursit të bukurisë, nuk ka pasur një sfilatë me bikini për aspirantet Miss, të vlerësuara nga një juri vetëm me femra.Leonie, që ishte Miss Schleswig-Holstein, ka marrë kurorën e më të bukurës duke fituar mbi 22-vjeçaren Miss Bavaria dhe 23-vjeçaren Miss Hamburgu.