Mirjeta Bajramaj e “Big Brother”: Martesa ime me 5 yje me biznesmenin, si arrita të ngre tre restorante luksoze në Londër

Me trup perfekt edhe pas lindjes së djalit Lukas, protagonistja e “Big Brother 4”, Mirjeta Bajramaj në këtë intervistë për revistën “Story”, vjen të rrëfejë martesën e lumtur me një biznesmen shqiptar që jeton në Angli. Shqiptarja që bie në sy për stilin e veshjes njihet tashmë në Londër si pronarja e tre restoranteve luksoze, të cilat i menaxhon vetë ndërkohë që partneri drejton nga ana tjetër bizneset e tij.

Restoranti turk që ke hapur në Londër ëshë bërë shumë i famshëm, aq sa televizionet e Turqisë transmetuan reportazhin e xhiruar në ambientet e tij. Biznesmene e suksesshme rastësisht apo kjo ishte ëndrra jote?
Po e vërtetë që lokali im turk është bërë shumë i famshëm, ndërkohë që reportazhet për të janë përhapur në të gjitha televizionet turk. Sa për pyetjen, që në moshë të vogël kam punuar e studiuar në Angli, dhe qëllimi im ishte të bëhesha biznesmene. I jam përkushtuar kësaj dege gjatë gjithë kohës, duke punuar e studiuar fort, e më në fund ia arrita.
Pararelisht me biznesin ke krijuar edhe familjen tënde. Ka qenë e vështirë për ty?
Ndërkohë që kam punuar për ndërtimin e biznesit, i jam përkushtuar edhe bashkëshortit tim, me të cilin kemi pesë vite martesë dhe një djalë të mrekullueshëm. Tani jeta ime ka shumë kuptim. Jemi një familje e madhe në Londër, me lidhje të forta dhe njerëz të mëdhenj biznesi.
Të mbështet bashkëshorti në punën tënde dhe a mund të na i rendisësh bizneset që keni hapur deri tani?
Unë dhe bashkëshorti im, shumë suportues kemi arritur shumë këtu në Londër. Kemi dy restorante të njohur luksozë, dhe të tretin që do të hapet në shtator po këtu në Londër.
Si e keni ndarë menaxhimin e bizneseve në familjen tuaj?
Unë merrem me restorantet, ndërsa bashkëshorti administron biznesin e makinave dhe atë të shitblerjes së pronave. Kështu që i kemi të ndara punët, e çdo gjë ecën shumë mirë.