Miley dhe Liam ndahen zyrtarisht

Vetëm 8 muaj pasi u kurorëzuan me martesë histornë e tyre 10 vjeçare, duket se gjithçka mes çiftit po merr fund njëherë e përgjithmonë.

Burime për “E!News” kanë bërë të ditur se vendimi i ndarjes është përfundimtar dhe Liam ka shkuar të firmosë dokumentat për divorc nga Miley.

Në dokumenta është cituar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin ndryshimet e papajtueshme mes tyre, Kujtojmë se pas lajmit të ndarjes, Miley u pa duke u puthur me mikeshën e saj, Kaitynn Carter, me të cilën ka nisur një lidhje të re

Sipas të njejtit burim, thuhet se data e divorcit ende nuk është caktuar, megjithatë procedurat s’do të zgjasin shumë pasi Miley dhe Liam kanë bërë që në fillim një kontratë paramartesore.