Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth qenkan martuar pas shumë ndarjesh, dalin pamjet nga ceremonia intime

Ndërkohë që ne po flinim gjumë, çifti i njohur Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth i paska dhënë fund beqarisë dhe ka lidhur kurorë në një ceremoni intime. Të paktën kështu duket në disa foto të publikuara së fundi, ku çifti ndodhet përballë një torte gjigante dhe disa gotav me shampanjë. Fotot e publikuara nga miqtë e Miley-t dhe Liam i kanë lënë pa fjalë fansat, veçanërisht kur panë një “Zoti dhe Zonja” në formë tullumbacesh në sfond, shkruan IconStyle. Ceremonia mendohet të jetë bërë në shtëpinë e dyshes dhe Miley ka veshur një fustan elegant me njërën shpatull jashtë. Ndërkohë Liam duket mjaft elegant i veshur me një kostum të zi dhe një lule të bardhë dhëndri në xhepin e përparmë.Të dy mbajnë në dorë një thikë të madhe dhe janë gati për të prerë tortën. Epo doni prova më të mëdha se kaq për ta vërtetuar se janë martuar?! Miley Cyrus dhe Liam Hemswoth janë njohur që në vitin 2009, kur u bënë bashkë për xhirimet e filmit “The Last Song”. Marrëdhënia e tyre ka vijuar me ndarje, pajtime dhe ndarje sërish deri në vitin 2016 kur u kthyen bashkë dhe duket se përgjithmonë.