Michelle Obama i dërgon letër këngëtares së njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare ka pranuar një letër nga ish-Zonja e Parë Michelle Obama.

Michelle-2

Bebe Rexha javë më parë performoi në eventin e organizuar nga Obama “College Singing Day 2019” që është një pjesë e një fushate të cilën ish-Zonja e Parë e filloi në vitin 2014, në përpjekje për të inkurajuar studentët për të ndjekur arsimin e lartë. Pas kësaj, Michelle Obama i shkroi letër këngëtares dhe këtë e bëri të ditur vet ajo pasi e publikoi letrën në Instastory, shkruan Prive.

bebe

Në letër, Obama e falënderon Rexhën për përkrahjen që i dha këtij eventi si dhe i dëshiron gjithë të mirat bashkë me burrin e saj Barack Obama.