Me shumë mundësi, do të kemi sërish dasma nga çiftet Emina-Sam dhe Vesa-Big Basta!

Do t’ju duket e çuditshme që këto dy çifte janë bashkuar në të njëjtin artikull por edhe për ne ishte çudi që pikërisht në të njëjtën ditë Emina dhe Vesa shprehën hapur dëshirën e tyre në Instagram për të bërë sërish dasmë.

Në fillim ishte Vesa Luma e cila teksa pëlqeu makeupin që i kishin realizuar, bëri një selfie dhe i kërkoi me shaka sërish martesë reperit, Big Basta.

Wedd-2

Nga ana tjetër, Emina Cunmulaj dhe Sam Nazarian festojnë 4 vjetorin e martesës. Teksa modelja ka ndarë me të gjithë një album fotosh nga dasma e tyre, në fund, i ka kërkuar bashkëshortit të saj që ta ripërsërisin festën.

Mesa duket, dasma të reja kemi në horizont dhe na vjen shumë mirë sepse ku ka dasma ka gëzim për personazhet tanë dhe përfshihemi në një mënyrë ose tjetër më shumë në jetët e tyre duke u fokusuar tek gjërat e bukura që ndajnë me ne.