”Më në fund bashkë”- pas 14 ditëve në vetë-izolim, Aurela Gaçe takon familjen e saj

Në kohën kur rastet e para të koronavirusit u shfaqën fillimisht në Europë, në vendin tonë e gati në çdo cep të globit, Aurela Gaçe ndodhej në SHBA së bashku me grupin e saj për një tur koncertesh. Situata me Covid-19 dhe anullimi i eventeve me praninë e madhe të njerëzve, detyroi artisten që ta linte Amerikën dhe të kthehej në Shqipëri. Megjithatë, kthimi në atdhe për të dhe pjestarët e grupit muzikor nuk ishte i thjeshtë, sepse sipas rregullave ata duhet të qëndronn në vetë-karantinë për 14 ditë, pa takuar familjen, në mënyrë që të eleminonin çdo lloj rreziku.

Aurela dhe të tjerët e zbatuan këtë masë, madje këngëtarja ka bërë thirrje herë pas here për të gjithë shqiptarët që të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që sot më në fund ka takuar familjen e saj. Periudha e vetë-karantinimit të detyruar ka mbaruar dhe me anë të një fotoje ku shfaqet shumë e lumtur pranë vajzave, ndër të tjera Aurela shkruan:

Për 14 ditë, pyesnim njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e ju bashkuam më në fund familjeve tona. Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore, por edhe për ata prindër që na kanë dhënë jetën. Tani, të vazhdojmë të qëndrojmë mbyllur por së bashku.

View this post on Instagram

Më në fund ,bashkë ❤❤❤❤. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( per shkak se kishim udhetuar se bashku me grupin) . Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti perqafoja . ~ ~ Pritëm me ankth te 7 ne qe ishim 2 jave më parë pertej oqeanit, me friken se mund te shfaqnim ndonje shenje. Per 14 dite, pyesnim perdite njeri-tjetrin, por, fatmiresisht, te gjithe ne jemi mire e i ju bashkuam me ne fund familjeve tona. . Vete-izolimi ishte detyre pindërore. Por edhe per ata prindër qe na kanë dhene jeten. ~~~ Tani ,do te vazhdojme te qendrojme mbyllur, por se bashku🙏. ~~~ ~~ Dua te falenderoj secilin nga ndjekesit qe më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim,e duke me dhene kurajo . Ishte shume prekese per mua, pasi kisha edhe shume presion psikologjik ,duke pritur cdo dite per ndonje simptome. E vleresoj shume kujdesin dhe dashurine tuaj. – — Se bashku ,shpresoj t'ja dalim ,te gjithe . #uneqendrojneshtepi

A post shared by @ aurelagaceofficial on

Në fund artistja nuk harron të falenderojë të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e saj këtë kohë, dhe pranon që nuk ka qenë e lehtë për të, por është mirënjohëshe për dashurinë dhe kujdesin që i është treguar. /News31.al