Showbiz

Me lot në sy, Emina Çunmulaj tregon sa para dhuron për Shqipërinë

emina

can you buy Lyrica from canada Emina Çunmulaj, modelja shqiptare që jeton në SHBA në një lidhje për emisionin “NIN” tregoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar.

http://perthinnovationlab.com.au/contact Modelja nuk i mbajti dot lotët dhe premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri.

“Unë tani jam në Los Angeles, por jam munduar të bëj sa kam mundur, se e kam për detyrë si Emina dhe e kam si detyrë për gjakun tim shqiptar dhe për popullin që e dua aq shumë. Ne si komunitet në Los Angeles kemi bashkuar 3 konteniera të mëdhenj dhe do nisen për Shqipëri së shpejti. Falenderoj të gjithë ata që kanë dhuruar. Unë mundohem t’i jap njerëzve shpresë se së bashku mund t’i bëjmë të gjitha. E kam përjetuar shumë vështirë. E kam për detyrë të jem aty, mirëpo e kam pasur vajzën e vogël në spital dhe nuk kam mundur të vij. E ndjej veten shumë keq. Trupin e kam këtu, por zemrën atje. Unë e dua shumë popullin tim, mburrem nga vij. Do mundohem sa më parë të vij të bëj atë që ma thotë shpirti dhe zemra. Personalisht do i jap 10 mijë dollarë fondacionit. Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëj. Do bëj dhe një organizim në Los Angeles dhe do mbledh disa fonde”, tregoi Emina e përlotur. /Gazeta Liberale