I mbani mend Matildën & Fatjonin e “Big Brother 7”? Jeta si prindër e çiftit

Çifti i vetëm i “Big Brother 7”, që hynë si të martuar në lojë tashmë po shijojnë statusin si prindër për herë të parë. Fjala është për Matildën dhe Fatjonin, të cilët pas daljes nga loja u kthyen në Itali, ku jetonin prej vitesh. Ata janë shkëputur nga jeta publike, për t’iu përkushtuar rritjes së vajzës së tyre, një fëmijë i këndshëm. Kur ishin në lojë çifti morën famë, pasi u prezantuan si beqarë në shtëpinë e famshme, duke mbajtur sekret faktin që ata në të vërtetë ishin të martuar. /Story.al/