Martohet Kristi Karkanaqe, djali i muzikës së rrugës që fitoi “C’est La Vie”

Këtë fundjavë këngëtari i talentuar, Kristi Karkanaqe i ka dhënë fund beqarisë. Këngëtari i cili është bërë i njohur nga ‘coverat’ në rrugë është martuar me partneren e tij, Ada në një ceremoni të vogël të mbajtur në Tiranw. Gjatë ceremonisë Kristi i këndoi bashkëshortes së tij një këngë mjaft emocionuese të krijuar nga Ed Sheeran, “Perfect”. Të pranishëm në kurorëzim ishin edhe personazhe të njohur të ekranit si, Venera Lumani dhe Lindi Islami. Njohja e Kristit me Lindin vjen nga spektakli “C’est La Vie”, ku u shpallën edhe fitues.