Martohen “Feridja” dhe “Xhesuri”, këto janë pamjet nga dasma

Aktorja turke, Şeyma Korkmaz e cila tek ne u bë e njohur me rolin e “Ferides” në serialin shumë të shikuar “Më fal” si dhe aktori Cuneyt Mete i njohur si “Xhesuri” në po këtë serial dashurinë e tyre në jetën reale dje e kanë kurorëzuar me martesë.

Feridja-2

Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja duke postuar në Instagram fotografitë nga ceremonia e dasmës.

Feridja-3

Në ditën e saj më të rëndësishme, aktorja shkëlqente e veshur në vello, teksa qëndronte për krah me personin e saj të zemrës.

Feridja-4

Siç raporotjnë mediat turke çifti ka organizuar një dasmë ku kishin ftuar familjarët dhe shoqërinë  e tyre më të ngushtë.

Feridja-5

Sipas të dhënave të Şeymas ajo ka 30 vjet, ndërsa burri i saj ka hiç më pak se 48 vjet.

Feridja-1