Martesa pa ceremoni e Mozzik, Loredana zbulon për herë të parë unazën

Më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, çifti Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vajzë, që vendosën ta quajnë Hana, por supriza e tyre nuk mbaroi me kaq pasi në të njëjtën ditë u zbulua se dyshja e famshme e showbizit shqiptar kishte lidhur martesë në fshehtësi të plotë. Mesa duket reperi shqiptar nuk ka dashur të bëjë një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Ndërkohë sot, një muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, bashkëshortja e tij Loredana na ka zbuluar për herë të parë unazat mbresëlënëse, shkruan Iconstyle.Përmes një Instastory bardh e zi, nuk ka sesi të mos na shkojë syri tek dy unazat që ajo mban në gisht, ku njëra është e fejesës dhe tjetra e martesës. Emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz Aliu dhe bashkëshortja, siç e kemi thënë edhe më herët ka marrë mbiemrin e tij. Çifti zgjodhi kështu të martohet pa dasmë, pa shumë zhurmë e protagonizëm.