Showbiz

Marsela Çibukaj drejt martesës pas përgjysmimit spektakolar të peshës

U desh koncerti i Ermal Metës në Pallatin e Kongreseve që të kishim fotot e para në çift të këngëtares së talentuar Marsela Çibukaj dhe artistit po ashtu shumë të njohur, Vitmar Basha. Ata ishin bashkë dhe madje nuk ndalonin në përqafimet që i jepnin njëri-tjetrit.

Marsela-Cibukaj-2

Këtë lidhje e dekonspiroi si fillim Vitmari, këngëtari që bie në sy për kaçurrelat e tij. Ai ishte i ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, ku dhe u shpreh se Marsela jo vetëm që ishte e dashura, por edhe Muza e tij. Dhe lidhja duket po shkon aq mirë, sa çifti i këngëtarëve po diskuton martesën. Sërish është Vitmari ai që tregon ndonjë gjë, dhe e pohoi hapur tek emisioni “Gjesi”, se shumë shpejt Marsela mund të shkojë drejt altarit e veshur me fustan të bardhë. Dhe natyrisht që ajo ka nisur prej kohësh përgatitjet për ditën e saj të madhe, duke e nisur çdo gjë nga forma fizike.

Në daljet e saj të fundit është parë një ndryshim spektakolar në fizikun e saj, pasi shihet tashmë e përgjysmuar në peshën trupore. Le të shohim se si do të duket nuse vajza me buzëqeshje të madhe.

Marsela-Cibukaj-3

Hamendësimet se mes çiftit kishte diçka më shumë se miqësi kanë qarkulluar me kohë në rrethin e artistëve, por rrëfimi i Vitmarit se i kishte bashkuar muzika dhe se Marsela kishte qenë muza e tij për albumin e ri, të titulluar ‘9’, i vuri vulën kësaj historie dashurie./Panorama Plus