Luana Vjollca: “Nuk flas për paratë, nuk janë parësore për mua”!

Kjo e shtunë ishte shumë speciale në “Shiko Kush LUAN”. Veç lojrave dhe argëtimit nga të ftuarit pjesa e fundit e kësaj puntate rezervoi edhe një surprizë për publikun.

Përballë Taynas në “Ndaje ose haje” ishte vetë moderatorja dhe autorja e programit, Luana Vjollca. Të dyja ju përgjigjën pyetjeve të vështira ose zgjodhën të hanin nëse refuzonin përgjigjen.

Megjithatë njëra nga përgjigjet e Luanës ishte tejet domethënëse dhe e ndierë. Teksa u pyet për të treguar se sa është paguar këtë sezon të “Shiko Kush LUAN”, ajo u përgjigj kështu: “Në këtë kohë ku ndodhet Shqipëria nuk preferoj të flas për paratë sepse nuk janë parësore për mua”.

Përgjigja e saj lidhet me momentet e vështira që kaloi dhe po kalon Shqipëria që prej goditjes nga tërmeti.