Luana Vjollca me fatin e Hirushes në biznesin e muzikës, strategjia e të dashurit menaxher për të fituar milionat

Ata kanë tre vite bashkë por asnjëherë nuk kanë publikuar një foto ku të tregojnë dashurinë e tyre. Së fundmi Luana Vjollca dhe partneri i saj menaxher, Krenar Cocaj u kapën mat në Venecia, bashkë me motrën e saj Marina Vjollca dhe reperin e njohur Getoar Selimi. Sipas fotove të publikuara nga mediat, të katër prisnin në radhë për të hyrë në një prej ndërtesave turistike të Venecias. Këto foto paparazzi u publikuan diku nga fundi i majit, duke qenë se ishin pushimet e fundit të çiftit duke marrë energjitë për një hyrje të fuqishme në tregun e muzikës para verës.

Luana-3

Kështu fillimin e qershorit, që është dhe muaji kur nisin ofertat për koncerte në Shqipëri dhe vende të botës, Luana ka publikuar klipin më të ri në bashkëpunim me grupin legjendar TNT, me titull “Moj biondinë me sytë e zi”. Ripunimi i këngës së vjetër shumë të njohur nga shqiptarët, kësaj here vjen si një dedikim i personalizuar për vetë Luanën, duke qenë se ajo ka karakteristikat e vajzës, për të cilën flasin vargjet e këngës të xhiruar në pyll, dhe kua ajo shfaqet si Hirushja e përrallave.

Luana-2

Kënga rezultoi mjaft e suksesshme dhe përveç kombinimit të mirë të zërave, u komentua gjatë edhe pamja e Luanës. Ndryshe nga herët e tjera, në videoklipin e kësaj kënge, Luana i kishte qëndruar besnike të njëjtit ‘look’, me një fustan të bardhë dhe flokët gjysmë të kapur. Ajo publikoi edhe disa video nga prapaskenat e klipit të xhiruar në një vend malor. Nga videot e shkëputura Luana tregonte se prapaskenat pas videoklipeve janë sa qesharake, po aq edhe stresuese. Në njërën prej tyre ajo shfaqej me nerva gjatë kohës që të anëtarët e stafit i rregullonin flokët, ndërsa ajo mbante në duar dy aparatë celularë. Më pas Luana publikoi edhe një video tjetër, në të cilën dëgjohet duke qeshur me të madhe teksa stilistja e saj Blerina Rugova mundohej t’i heqë këpucët me taka, sepse do t’i duhej të xhironin në mal.

Luana-4

Kujtojmë se një muaj më parë Luana publikoi këngën “Sonte” në bashkëpunim me këngëtarin Dani dhe deri më tani ky duet numëron 6 milionë shikime në ‘Youtube’, pas atij me Bujar Qamilin. Duket që bashkëpunimi i Luanës si një këngëtare amatore me këngëtarë profesionistë është dhe strategjia e sugjeruar nga i dashuri i saj menaxher Krenari, për të depërtuar fuqishëm në tregun e muzikës. Krenar Çoçaj, i cili më parë arriti të fuste në treg ish-të dashurën Dafina Zeqiri, mesa duket i di ca sekrete se si t’i bëjë protagoniste në biznesin e muzikës partneret e tij.

Luana-5

Kështu që kur ai e mori në menaxhim Luanën, përveç se realizon klipe më shpesh se këngëtarët e njohur, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme. Kështu sipas një llogarie biznesi, Luana arrin t’i nxjerrë nga koncertet për një natë, paratë e shpenzuar për një klip, që kushton mesatarisht tek 5 mijë Euro.

Jeta përrallë e Luana Vjollcës larg televizionit dhe lidhja dashuri-biznes me shokun e kunatit

Ashtu në skenat e klipit të fundit ku Luana Vjollca shfaqet si Hirushja e përrallave, ajo ka arritur ta bëjë kështu jetën e saj larg televizionit. Pas përfundimit të sezonit televiziv me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja e njohur e “Top Channel” shijoi luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës nisur nga postimet që bën në Instagram. Miqtë e afërt konfirmuan se ajo ia ka dalë pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, siç është muzika dhe fustanet e shitur nga biznesi i ri.

Në muajin shkurt vëmendja e medias u kthye më shumë tek Luana për stilin e saj të jetës, pikërisht pushimet luksoze në Maldive për Shën Valentin, në një resort vilash 650 $ nata. Gati një vit më parë ajo i hyri seriozisht muzikën për të fituar para prej saj, ndërkohë që i dashuri Krenar Çoçaj e mori nën menaxhim për ta kthyer muzikën e saj në biznes fitimprurës. Ndonëse një çift që asnjëherë s’e konfirmoi lidhjen, prezantuesja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, e pranuan deri diku verën e kaluar publikisht në Instagram me një shkëmbim komentesh të nxehta. Luana do të performonte në Ulqin dhe Krenari i komentonte se duhet të njoftonin zjarrfikësit, pasi pritej ta ndizte flakë atmosferën.

As Luana nuk vonoi t’i përgjigjej duke i shkruar: “Thirri ti!” duke e zyrtarizuar kështu atë në postin e menaxherit që do t’i sjellë jo vetë famë, por edhe më shumë data koncertesh e fitime për verën 2019-të. Përveç lidhjes të dy kanë pasur si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor me klipe dhe koncerte. Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, reperit Getoar Selimi, u hodhën në 10 korrik të para tre viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini. Hera e fundit që Luana e konfirmoi lidhjen me Krenarin, ishte në emisionin e saj kur tha se u qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë si vetë ajo./Panorama Plus