Luana Vjollca flet për vështirësitë e mamasë së saj për të rritur 4 vajza e vetme: Isha 11-muajshe kur…

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, prej disa kohësh është duke ecur vetëm në rrugën drejt suksesit. Përveçse moderatore, tashmë ajo ka hyrë edhe në tregun muzikor, ku ka sjellë këngë të ndryshme.

Së fundmi, Vjollca ka dhënë një intervistë për “Global Woman”, ku është pyetur edhe rreth humbjes së babait të saj.

Luana-2

“Ju keni humbur babain kur ishit shumë e vogël dhe nëna juaj ju ka rritur dhe është kujdesur për mirëqenien tuaj. Cila është marrëdhënia që keni me të”, ka qenë pyetja në intervistë.

Luana-3

“Të flas për mamin është praktikisht gjëja më frymëzuese dhe më e vështirë në të njëjtën kohë. Kjo është një temë që më pëlqen ta trajtoj dhe gjithmonë kam qenë fanatike, por duke qenë se ‘Global woman’ është e përqendruar te gratë, nuk ka moment më të mirë për të promovuar fuqinë femërore dhe sa e mrekullueshme është ajo për të përballur të gjitha sfidat në jetë”, është shprehur moderatorja.

Luana-4

“Unë kam qenë një foshnje, 11-muajshe kur babai im ndërroi jetë. Unë jam rritur mrekullisht mirë, duke mos na munguar asgjë, pafundësisht të lumtura dhe me këmbë në tokë. E gjitha kjo falë një heroine, e cila diti si ta menaxhonte situatën dhe kishte forcën të mos hiqte dorë. Kur mendoj për jetën e mamit dhe vështirësitë për të na rritur e vetme 4 vajza, them se gjithçka që bëjmë sot është kaq e vogël në krahasim me punën e saj. Është një krahasim i thjeshtë. Definitivisht mami është frymëzimi më i madh i jetës time, forca më e madhe dhe modeli më i mirë i jetës”, është shprehur Luana në intervistë.