Lorik Canës i plotësohet dëshira, Monica zbulon gjininë e bebit

 Lorik Cana dhe partnerja e tij, Monica, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e bëri të ditur vetë çifti, me anë të një fotoje.

Lorik-2

Dhe po vetë Monica mbrëmjen e djeshme ka zbuluar gjininë e bebushit që do të vijë në jetë, me anë të kësaj fotoje. Pra do të jetë një vajzë, dhe sipas partneres së tij, Loriku është shumë i emocionuar për këtë fakt. Kujtojmë që kjo ka qenë dhe dëshira e ish-kapitenit të Kombëtares, i cili një vit më parë, u shpreh në një intervistë se do të donte që fëmija i dytë të ishte vajzë. Dhe jo vetëm kaq, por së bashku me bashkëshorten, kishin menduar dhe emrin e vajzës, Enkelejda