Linda Halimi me bark të sheshtë disa orë pas lindjes, u mëson stilin nënave

1 javë më parë Linda Halimi u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë. Gjatë këtyre ditëve ajo ka qenë ndër personazhet më të përfolur në media, për vetë faktin se arriti ta mbante shtatzëninë e saj plotësisht të fshehtë.

Linda-Halimi-2

Vetëm pas lindjes së vogëlushes, Kaimana, Linda ka treguar se si e përjetoi periudhën e shtatzënisë dhe përse u tregua aq e rezervuar. Gjithashtu gjatë një harku kohor shumë të shkurtër (për vetëm disa orë) ajo arriti të humbte një pjesë të mirë të kilogramëve të fituar gjatë shtatzënisë, duke i bërë të gjithë kuriozë se si ja doli mbanë. Së fundmi ajo ka treguar se si është kujdesur për trupin e saj dhe ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme për të gjitha nënat e reja.“Jo, nuk kam mbajtur dietë gjatë shtatzënisë absolutisht, kam ngrënë shëndetshëm dhe kam qenë aktive në palestër gjithë kohës përveç muajit të 7 e më tutje.

Linda-Halimi-3

Kam ngritur pesha duke i ulur çdo muaj më pak pesha, më shumë përsëritje të seteve! Kam ecur shumë dhe gjithë pesha e fituar ka shkuar tek barku. Ka pasur ditë kur s’kam dashur të ngrihem nga shtrati dhe ato ditë kam pushuar normalisht. Kam dëgjuar çdo nevojë të trupit tim. Në përgjithësi kam qenë me shumë energji dhe aktive. Nëse nuk ke bërë ushtrime rigoroze para shtatzënisë nuk do ju sugjeroja ta filloni tani. Akoma nuk kam mundësi të ndjek ushtrimet sepse dhe ndjehem sikur jam në qiell të 7 me bebin tim, por nga java e 3 më tutje mendoj të filloj ushtrime të lehta dhe të rris presionin gradualisht”, – ka shkruar Linda. Kujtojmë se këngëtarja vite më parë pësoi një ndryshim drastik në pamje dhe që prej asaj kohe ushtrohet intensivisht në palestër./Who