Lea & Ameli, vajzat që ua kanë mbledhur Kledi Kadiut dhe Alban Skënderajt

Kledi-Kadiu-2

“Me babin” është statusi i balerinit me famë në Itali, Kledi Kadiu, ndërsa relaksohej pranë vajzës së tij të vogël, Lea. Duket se artisti po e shijon jashtë mase statusin e babait duke kaluar shumë kohë pranë së bijës. Dhe nuk është vetëm Lea, vajza që i ka mbledhur babit duke e mbajtur pas vetes. Edhe këngëtari i njohur Alban Skënderaj postoi një foto me vajzën Ameli, duke e mbajtur në krahë. “Të dua!”, ishin fjalët me të cilat përshkroi këtë moment kaq të ëmbël me të bijën. /Story.al/