Kur të martojnë me zor/ Dhëndri i palumtur tmerron të ftuarit, thyen shishen e shampanjës në dasmë

Dita e dasmës mendohet se është një nga ditët më të lumtura të një çifti.

Por në fakt nuk ka rezultuar kështu për këto dy të rinj.

Ceremonia u shndërrua në makth pasi dhëndri filloi të thyente shishen e shampanjës në dasmë.

Dasma-2

Video e ceremonisë martesore të çiftit, që mendohet se u filmua në Azerbajxhan, tregon dhëndrin që humb durimin e tij dhe thyen shishen e shampanjës, pasi përplas thikën në tokë gjatë prerjes së tortës.

Ai merr shishen nga një prej të ftuarve dhe e hedh në dysheme gjithë zemërim,  pasi nuk arrin ti spërkasë të gjithë me shampanjë.

Më pas e gjithë dasma kthehet në kaos.

Video u bë virale në mediat sociale dhe njerëzit bënë thirrje për divorc të çiftit.