“Kur këndon ajo më vret veshët!”/ Fansat acarohen me Faydee që zgjodhi Luana Vjollcën

Para 3-ditësh, Luana Vjollca publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me këngëtarin e njohur Faydee”. Klipi me titull “Yalla Habibi” u prit mjaft mirë nga publiku, duke marrë brenda pak kohësh më shumë se dy milionë klikime në kanalin e “Youtube”-it.

Luana-2

Por mesa duket fansat e Faydee nuk e kanë pëlqyer këtë bashkëpunim. Ata pëlqejnë këngën dhe zërin e Faydee, por jo mënyrën se si këndon Luana. Teksa ai ka publikuar një video të shkurtër të këngës, ndjekësit i shkruajnë se zëri i Luanës nuk është i bukur dhe se nuk ka zgjedhur artisten e duhur shqiptare.

Luana-3

Luana-4

“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur, por kur këndon ajo më vret veshët!”, shkruan një fanse e këngëtarit, ku një tjetër i përgjigjet: “Ajo nuk është këngëtare”. “Nuk më pëlqen ajo vajzë. Sa poshtë paske rënë… Të dua ty e muzikën tënde, por nuk ishte artistja më e mirë shqiptare që t’i mund të bëje një këngë”, janë disa nga komentet e fansave të këngëtarit./Panorama Plus