Klea Huta: Me Elgitin dolëm hapur pas një viti lidhje, donim të ishim të sigurt

Lidhja mes moderatores Klea Huta dhe këngëtarit Elgit Doda u përfol shumë në mediat rozë, derisa çifti bëri gjithçka publike në një postim në ‘Instagram’. Ata publikuan një foto bardhë e zi ku tregonin hapur se ishin në një marrëdhënie, por pa zbuluar asgjë më shumë. Dyshja kanë preferuar që marrëdhënien e tyre ta mbajnë larg mediave dhe në rrjetet sociale publikojnë vetëm momente, që lidhen me punën e tyre. E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Tempora”.

Klea-Huta-2

Klea zbuloi arsyen e kësaj zgjedhje duke treguar se lidhjen e bënë publike pas 1 viti. “Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf, por pastaj filluan të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë, shkruan Who. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto”, ka treguar Klea. Ndër të tjera në intervistë moderatorja shtoi se Elgiti është shtysa e saj më e madhe dhe se pa të do e kishte të vështirë të ishte këtu ku është sot.

Klea-Huta-1