Kjo është mosha ideale për t’u martuar

Studimi i fundit ka treguar se njerëzit duhet të martohen mes të moshës 28 dhe 32 vjeç, nëse nuk dëshirojnë të divorcohen, të paktën në pesë vitet e para.

Studimi është bërë nga Nick Wolfinger, një sociolog në Universitetin e Utah.

Sipas sociologëve, në këtë moshë njerëzit janë mjaftueshëm të rritur për të kuptuar nëse vërtet duan të jenë së bashku. Ata janë të përgjegjshëm për zgjedhjen më të rëndësishme të jetës dhe marrin përsipër detyrimet.