I kërkoi të ndaheshin, ky është 39-vjeçari që vrau kunatën me të cilën kishte lidhje intime

Personi që shikoni në foto është Dashamir Xhepa, 39 vjeçari i cili dyshohet se vrau kunatën e tij, gruan e vëllait të ndjerë, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar që të shkëpusnin lidhjen intime që kishim prej disa kohësh. Viktima 49-vjeçare u gjet sot nga banorët në zonën e Liqenit të Sharrës në Tiranë, e vrarë me 3 plumba. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa është vënë në kërkim të Dashamir Xhepës./Gazeta Panorama